Bundesliga rinis me 5 gola, Leverkusen triumfon ndaj Dortmundit

Bayer Leverkusen triumfoi ndaj Borussia Dortmund me rezultatin 3-2 në “Signal Iduna Park”.

Leverkusen e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke shënuar dy gola të shpejtë në minutën e parë me Nathan Tella dhe në minutën e 8-të me Patrik Schick.

Dortmund reagoi në minutën e 12-të me golin e Jamie Bynoe-Gittens, por Schick shënoi sërish në minutën e 19-të, duke e çuar rezultatin në 3-1.

Në pjesën e dytë, Serhou Guirassy ngushtoi diferencën me një penallti në minutën e 79-të, por Dortmund nuk arriti ta barazonte rezultatin.

SHKARKO APP