Burgu i sjell fat Ronaldinhos, ka përfituar më shumë se 750 mijë euro

Viti 2020 nuk ishte i zakonshëm për Ronaldinhon, i cili kaloi 171 ditë në burg dhe arrest shtëpie në Paraguai, por tani ish kampioni brazilian mund të buzëqeshë përsëri. Imazhi i ish-Topit të Artë nuk duket se është dëmtuar nga ndalimi i gjatë dhe që kur ai u la i lirë me kusht në gusht, braziliani ka qenë i përfshirë në aktivitete të ndryshme që po i mbushin llogarinë e tij bankare.

Llogaritë në portofolin e ish-numrit 10 i ka bërë e përditshmja braziliane e El Pais. Sipas tyre, muajt e fundit Ronaldinho ka fituar 5 milion reales braziliane, ekuivalente me rreth 780 mijë euro. Dinho u arrestua në Paraguaj, së bashku me vëllain e tij nën akuzën e falsifikimit të pasaportave, dhe përfundoi në burg, ku ndeshjet e tij me të arrestuarit e tjerë u bënë menjëherë virale. Brazilini duhej të paguante rreth 160,000 euro për tu liruar me kusht e për tu kthyer në jetën e tij.

Në shtator ai ishte në Belo Horizonte, ku u punësua nga një kompani e Minas Gerais për të promovuar punën në stadiumin Atletico Mineiro, klubi me të cilin ai fitoi Copa Libertadores në 2013. Më vonë ai gjithashtu u bë një qytetar nderi i qytetit dhe hapi edhe një studio muzikore. Videoja e realizuar me grupin Recayd Mob dhe me Djonga në projektin Tropa do Bruxo, në të cilën Dinho shfaqet i rrethuar nga shumë gra, ka kaluar një milion shikime në YouTube në më pak se një javë. Ish futbollisti brazilian gjithashtu promovoi markën e tij organike të xhinit biologjik, e cila mban emrin ‘R-ONE’ dhe verën e tij ‘Vino de Campeones’.

SHKARKO APP