Burnley shokon Liverpoolin, merr një fitore të papritur në “Anfield” (VIDEO)

Liverpooli nuk di të shënojë dhe as të fitojë. Skuadra e Jurgen Klopp ka pësuar një disfatë shokuese 0-1 ndaj Burnley-it, që lufton për mbijetesë në vendet e fundit të renditjes.

“The Reds” shpërdoruan shumë shanse shënimi, duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalojnë. 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Ashley Barnes  u pengua në zonë nga portieri Alisson, teksa gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë vetë Barnes arriti që të shënonte. Sezonin e kaluar Burnley ishte skuadra e vetme që mori pikë në “Anfield”, ndërkohë që këtë sezon arriti të marrë 3 pikë të plota. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP