Bushi zbulon listën e lojtarëve ndaj Anglisë, ka disa surpriza
Trajneri i Shpresave Alban Bushi ka rezervuar surpriza për sfidën eliminatore të 15 nëntorit, me Anglinë në “Loro Boriçi”. Ndër emra e grumbulluar bien në sy Franklin Domi (QPR), Indrit Tuci (Lokomotiva e Zagrebit) apo Marsel Ismailgeci (Tirana).
Për momentin, skuadra e drejtuar nga Bushi renditet e katërta në grup, me 5 pikë në po kaq ndeshje. Sfidën e kaluar, kuqezinjtë U-21 mundën Kosovën në “Elbasan Arena”.
PORTIER: Gentian Selmani (Menemenspor), Andrea Hoxha (Villingen), Romeo Harizaj (Apolonia)
MBROJTËS: Jon Mersinaj (Lokomotiva Zagreb), Jorgo Pëllumbi (Skënderbeu), Geraldo Bajrami (Birmingham), Leonard Maloku (San Roque Lepe), Serxhio Kalaj (Lazio), Franklin Domi (QPR), Marsel Ismailgeci (Tirana).
MESFUSHORË: Sherif Kallaku (Teuta), Esat Mala (Partizani), Julian Shehu (Laçi), Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb), Arbnin Zejnullai (Shkëndija e Tiranës.), Aristidi Kolaj (Pro Patria), Arbnor Muçolli (Velje BK), Omar Imeri (Shkëndija e Tetovës).
SULMUES: Agim Zeka (Sittard), Redon Xhixha (Laçi), Eridon Qardaku (Bylis), Indrit Tuci (Lokomotiva Zagreb).