FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Buzëqesh Reja, Agjenti i Hysajt tregon kur rikthehet në fushë kapiteni

Elseid Hysaj pësoi një dëmtim të rëndë pak javë më parë në kampionatin Italian në takimin Torino-Napoli.

Mbrojtësi kuqezi ishte një nga mungesat kryesore të Shqipërisë në ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Në lidhje me gjendjen e tij, ka folur menaxheri Mario Giuffredi i cili në njëfarë mënyre i ka dhënë një lajm të mirë Edi Rejës. Ai u shpreh se Hysaj do të jetë në fushë pas 10 ditësh teksa do të stërvitet dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur.

“Hysaj ka filluar të stërvitet sërish dhe do ta shohim në fushë pas 10 ditësh”, u shpreh Mario Giuffredi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hysaj është një lojtarë shumë i rëndësishëm për ecurinë e kombëtares shqiptare e cila do të luaj 2 takimet e fundit në kuadër të elimatoreve të Europianit “Euro 2020”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?