“Bye, bye… United!” Di Maria prezantohet me PSG

Angel Di Maria nuk është më lojtar i Manchester United. Ai ëshët larguar  zyrtarisht nga Premier League, pasi nuk  bindi trajnerin holandez, Luis Van Gaal. De Maria ka bërë deklaratën e tij të parë si futbollisti më i ri i PSG dhe kjo ndodhi menjëherë pas vizitave mjekësore, të kryera me klubin kampion të Francës.

Futbollisti argjentinas nuk e fshehu entuziazmin e tij për transferimin e tij te skuadra pariziene.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem skuadrës së PSG. Ajo që di unë është se kjo skuadër fitoi të gjithë trofetë e sezonit të kaluar në Francë. Kjo është shumë e rëndësishme. Në të njëjtën kohë, di se ky klub kërkon të thyejë edhe tabunë çerekfinale në Ligën e Kampioneve. Unë do të jap më të mirën time, për të ndihmuar skuadrën në aktivitetin më të rëndësishëm europian për klube”, është shprehur Di Maria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?