Bylis befason Vllazninë, nis me surpriza java e 15-të në Superiore

Ka nisur me surpriza java e 15-të e Abissnet Superiore. Bylis triumfoi minimalisht në shtëpi ndaj Vllaznisë, në një sfidë shumë të luftuar.
Vendosi një goli i shënuar nga Malomo në minutën e 10-të, i dha fitoren skuadrës së Nevil Dedes. Shkodranët e kishin të vështirë për të reaguar, me vendasit që kishin rastet më të pastra për shënim.
Bylis i largohet fundit të renditjes dhe mban vendin e nëntë me 13 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e dytë me 25 pikë.