Bylis dhe Dinamo ndajnë pikët, dy kartonë të kuq dhe dy gola

1-1 mes Bylis dhe Dinamos në ndeshjen e Superiores. Ballshiotët shënuan të parët me Camara, pas veç 10 minutash lojë. Skuadra e Mirel Josës mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Përndecës në minutën e 55-të. Pas 13 minutash, numri i lojtarëve në fushë u barazua, pasi te dinamovitët u ndëshkua me të kuq Goudiaby. Goli i Andre Teixeira 7 minuta nga fundi i dhuroi një pikë Dinamos. Ekipi i Dajës është në vendin e katërt ndërsa Bylis pozicionohet e parafundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?