Bylis fiton në “frymën e fundit” duelin e mbijetesës ndaj Flamurtarit

Bylis mori një fitore të rëndësishme 2-1 përballë Flamurtarit, në sfidën e javës së 29-të, e cila u vendos në minutat shtesë pas një fundi spektakolar.

Takimi ishte i balancuar dhe i luftuar gjatë gjithë kohës, por emocionet kulmuan në minutat e fundit. Fillimisht, vendasit kaluan në avantazh në minutën e 83-të, kur Përndrenca shfrytëzoi një krosim nga e majta dhe shënoi me kokë, duke ndezur festën në stadium.

Megjithatë, kur gjithçka dukej e mbyllur, në minutën e 94-të Bintsouka riktheu baraspeshën për Flamurtarin, duke shtuar dramën dhe duke lënë të kuptohej se ndeshja do të përfundonte në barazim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por emocionet nuk kishin mbaruar. Vetëm tre minuta më vonë, Muric realizoi golin vendimtar, duke i dhënë Bylisit tri pikë të arta në një përballje që do të mbahet mend për fundin e saj dramatik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Falë këtij suksesi, Bylis ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe mban vendin e shtatë, duke u shkëputur me 6 pikë nga fundi i tabelës. Në krahun tjetër, Flamurtari mbetet në pozita të vështira dhe rrezikon gjithnjë e më shumë rënien nga kategoria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?