Bylis kalon në gjysmëfinale, Jorgji sërish bën skandal në gjykim (VIDEO)

Bylis ka marrë një barazim 1-1 në çerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë së luajtur në Korçë kundër Skënderbeut dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinale falë fitores 1-0 të marrë në ndeshjen e parë.

Korçarët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 34-t me Mensah, ndërsa miqtë mund të kishin barazuar në fundin  e pjesës së parë me një penallti, por arbitri Jorgji ka ndryshuar mendim dhe ka anuluar penalltinë duke shkaktuar zemërimin e lojtarëve të Bylis, të cilët kanë pasur një përplasje me stolin e vendasve.

Kur dukej se sfida po i drejtohej kohës shtesë, Malci shënoi golin e barazimit dhe i dhuroi kualifikimin në gjysmëfinale skuadrës së Bylisit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?