FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bylis shokon Tiranën, Laçi dhe Kukësi fitojnë me goleada

Bylis nuk di të ndalet në Kategorinë Superiore, teksa ka arritur një fitore të madhe 3-1 ndaj Tiranës. Ballshiotët gjetën golin e avantazhit që në minutën e 5-të me Goxhën. Në minutën e 23-të, pas një topi të humbur në mesfushë nga Batha, Guindo arrin që të mposhtë portierin Bakaj. Në fraksionin e dytë, bardheblutë shkurtuan diferencën me Dungan, por vendasit do të shënonin sërish me Celis.

Fotografia e KF Tirana

Skuadra e Laçit ka marrë sot një fitore shumë të rëndësishme për të ringjallur pretendimet e saj për renditjen në zonën e Europës. Skuadra kurbinase, ka shpartalluar Teutën me shifrat 3-0. Nuabueze shëno dy gola në harkun e 5 minutave, ndërkohë që Xhixha vulosi rezultatin në fraksionin e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kukësi ka fituar me lehtësi 4-1 ndaj Luftëtarit. Skuadra verilindore është rikthyer në rrugën e sukseseve, teksa ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. E’themi zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 2-të, ndërkohë që në minutën e 26-të pas një kombinimi të bukur mes Abazajt dhe Shkurtajn, ky i fundit e kishte të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë.  Në fillimin e pjesës së dytë, Rroca shënoi golin e tretë me penallti, ndërkohë që 4 minuta amë pas, Çela shkurtoi diferencën. 7 minuta më pas Vasil Shkurtaj, realizoi edhe golin e katërt. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografia e F.K Kukësi Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?