Cahill: Nuk mund të kesh respekt për Sarrin, ishte shumë i dhënë pas taktikave
Chelsea me Sarrin në vitin 2018 arriti të fitojë një Europa League dhe një vend të tretë në Premier League, por natyrisht jo gjithçka shkoi mirë e bukur, sepse mes Blueve Të londrës pati edhe disa lojtarë të pakënaqur si Gary Cahill.
“Në gjysmën e sezonit marrëdhënia ime me Sarrin kishte mbaruar, e vështirë të kishe respekt për disa nga zgjedhjet e tij. Jam kthyer në skuadër më vonë për shkak të Botërorit dhe kam humbur disa nga këshillat në prag të sezonit, por ai ishte shumë i interesuar mbi taktikën e tij, ndoshta shumë. E dija që duke luajtur 4-5 ndeshje radhazi do ta kisha gjetur sigurinë dhe formën, por nuk e pata kurrë mundësinë”.
Vetëm komplimenta ndërkohë për Antonio Conte, që kishte stërvitur londinezët dy sezone më parë duke fituar një Premier League.
“Një trajner i madh, si Mourinho, ishte shumë i vëmendshëm tek detajet. Arrogancë, por në sensin e mirë, bëhet fjalë për besim. Nëse nuk e dije përmendësh se çfarë duhet të bëje në fushe, nuk luaje”.