Calhangolu i qëndron besnik Interit, edhe pse nga Arabia i ofrojnë trefishin e pagës
Hakan Calhanoglu nuk ka ndërmend të largohet nga Interi, ku ka rigjetur një formë fantastike në sezonet e fundit. Numri 20 i zikaltërve realizoi shtatë penallti në po aq goditje nga pika e bardhë nga 8 golat në total të realizuar në këtë sezon mes kampionatit dhe Champions League.
Ish-lojtari i Milanit dhe Bayer Leverkusenit po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij dhe po refuzon me forcë sirenat nga Arabia Saudite, gati për ta mbuluar me ar me një kontratë katërvjeçare me vlerë 18 milionë euro në vit.
Në thelb trefishi i asaj që merr tek Inter-i. Gjithsesi mesfushori do vijojë të jetë pjesë e zikaltërve, ku është një nga elementët më të rëndësishëm.
KOHA JONË SONDAZH

