FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Calhanoglu konfirmon transferimin tek Interi: Do të firmos nesër!

Hakan Calhanoglu do të jetë blerja më e re e Interit. Mesfushori turk, pasi nuk pranoi ofertën e Milanit për rinovim, vendosi të kalojë te kushërinjtë, rivalë të përjetshëm të kuqezinjve.

Mediat në Itali e konsideruan të kryer dhe tashmë ka ardhur edhe konfirmimi nga vetë mesfushori turk, i cili ka thënë fjalët e para.

“Kam bërë një marrëveshje me Interin. Do të shkoj në Milano dhe do të firmos nesër kontratën”, ka thënë Calhanoglu shkurtimisht për TRT Sport.  Kontrata me Interin do të jetë 3-vjeçare, me opsion edhe për një vit tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?