Zbulohet porosia e Barcelonës për Flick: Mos bjerë pre e provokimeve të Mourinhos!

Rikthimi i José Mourinhos në stolin e Real Madridit nuk ka kaluar pa u vënë re në Barcelonë. Drejtuesit e klubit katalanas kanë vendosur të lëvizin që në fillim, me synimin për të shmangur tensionet mediatike mes dy rivalëve të mëdhenj të futbollit spanjoll.

Sipas të përditshmes katalanase Sport, drejtuesit e Barcelonës kanë zhvilluar një bisedë me trajnerin Hansi Flick, duke i kërkuar teknikut gjerman të mbajë një qëndrim të kujdesshëm ndaj Mourinhos dhe epokës së re të Real Madridit.

Frika në kampin blaugrana lidhet me mundësinë që të rikthehen përplasjet verbale dhe polemikat që shoqëruan periudhën e parë të Mourinhos në stolin e “Los Blancos”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve nga Spanja, Barcelona i ka rikujtuar Flickut disa prej episodeve më të diskutueshme të asaj periudhe, përfshirë përplasjet e shpeshta me Pep Guardiolën dhe incidentin e famshëm me Tito Vilanovën, kur Mourinho i vendosi gishtin në sy gjatë një ndeshjeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse trajneri portugez është shfaqur deri tani më i qetë në rikthimin e tij në Madrid, Barcelona nuk dëshiron të marrë asnjë rrezik. Mesazhi që i është përcjellë Flickut është i drejtpërdrejtë: “Asnjë fjalë për Mourinhon dhe Real Madridin.”

Qëndrimi i klubit katalanas përputhet edhe me profilin e Flickut, i cili zakonisht shmang përplasjet mediatike dhe nuk është i prirur të përfshihet në polemika apo provokime.

Trajneri gjerman kishte dhënë një sinjal të qartë edhe para nisjes së kampionatit spanjoll. I pyetur për rikthimin e Mourinhos në stolin e Real Madridit, Flick zgjodhi të përgjigjej me ironi:

“Nesër luajmë kundër Real Madridit? Jo? Atëherë më bëni pyetje për Elchen.”

Një përgjigje që tregon qartë dëshirën e teknikut të Barcelonës për të qëndruar larg “luftës së fjalëve” me rivalin madrilen.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?