Cana i thotë lamtumirë Kombëtares?!
Sipas të gjitha gjasave, minutat e luajtura ndaj Rumanisë janë të fundit me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit për Lorik Canën.
Kapiteni i kuqezinjve pritet që t’i japë lamtumirën Kombëtares duke e përjetuar pjesëmarrjen në Europian me fanellën e Shqipërisë si kulmin e karrierës së tij të pasur sportive.
Gjatë një lidhje të drejtëpërdrejtë në Supersport, Lorik Cana la të kuptohet se në mendjen e tij vendimi për ti dhënë lamtumirën Kombëtares është pjekur duke paralajmëruar së shpejti dhe zyrtarizimin e tij, shkruan SuperSport.al
KOHA JONË SONDAZH

