Cana: Krenar për marrëdhëniet Itali-Shqipëri, shpresoj të mbarojë shpejt kjo situatë

Ish-kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana së fundmi ka dhënë një intervistë për “TMW”, nga qyteti i Romës, ku po jeton prej disa muajsh. Në karrierën e tij si futbollistë Loriku ka qenë edhe pjesë e Lazios në Itali, teksa sot ka folur për situatën që po kalon e gjithë Europa.

“Jemi transferuar me familjen që nga shtatori. Respektojmë rregullat dhe bëjmë detyrën tonë. Kemi dy fëmijë në shtëpi dhe përpiqemi që kjo situatë të mos ndikojë shumë te ata. Ne jemi një komunitet shumë i përhapur, kam të afërm në të gjithë botën. Mbaj kontakte me të gjithë. Në Itali ishim të parët që u shqetësuam. Kur je jashtë, shikon numrat e frikshëm.

Ndihma e Shqipërisë? Jam krenar. Kam marrë me qindra thirrje dhe mesazhe dashurie nga miqtë italianë. Mundohem t’u them njerëzve, duke qenë ish-futbollist, të mbajnë mend lidhjet midis të gjitha kombeve. Por mes Italisë dhe Shqipërisë kjo marrëdhënie ka rrënjë të thella. Nuk jem në Itali prej 30 vitesh. Pas viteve 90, Italia është bërë shtëpia jonë e dytë, në një periudhë të vështirë për vendin tonë. Është një betejë e vështirë, por kjo ndihmë duhet të bëhej. Vetëm për të treguar dashuri dhe mirënjohje ndaj Italisë.

Rifillimi i futbollit? Është e komplikuar. Për ta mbyllur sezonin, me shumë mundësi mund të bëhej me dyer të mbyllura. Por është e vështirë të flasësh për futboll kur ka mijëra njerëz që janë të infektuar. Futbolli është për njerëzit, nëse ata mendojnë vetëm për t’u kujdesur dhe për të ndihmuar të dashurit e tyre, është e kotë të mendosh për futbollin”, deklaroi Cana. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP