Capello flet për rivalët e mundshëm të Interit: PSV ka më shumë zgjidhje dhe cilësi

Feyenoord ose PSV do të jetë një nga kundërshtarët e Interit në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Fabio Capello, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka dhënë mendimin e tij për rivalët e zikaltërve.

“Në bazë të renditjes së kampionatit holandez, përgjigja është Feyenoord dhe sipas meje jo pa arsye. Duke parë gjithashtu përballjet e PSV-së me Juventusin, mendoj se skuadra e Bosz ka më shumë zgjidhje dhe cilësi krahasuar me bashkatdhetarët e tyre nga Roterdami. Për më tepër, Feyenoord ka shumë mungesa dhe nuk dihet sa lojtarë do të rikuperojë për raundin tjetër të Champions-it.

Ajo që u pa qartë është vështirësia e skuadrave tona për të përballuar ritmin e kundërshtarëve. PSV nuk e ktheu thuajse kurrë topin te portieri, nuk u kthye pas, por gjithmonë luante përpara, edhe kur ishte në avantazh. Skuadrat tona nuk janë të mësuara me një presion të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ibrahimovic e tha mirë, kuqezinjtë u vetëshkatërruan me atë çmenduri të Theo Hernandez. Por më lejoni të shtoj se edhe në inferioritet numerik, Conceição mund ta menaxhonte më mirë ndeshjen. Për shembull, unë nuk do ta kisha larguar kurrë Gimenez nga loja”, tha ish trajneri i njohur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?