Capello: Messi, më gjeni se Ronaldo, por …
Ish-trajneri i Anglisë, Fabio Capello, mendon se Lionel Messi është gjeni më i madh se fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo. Edhe pse Ronaldo fitoi çmimin më të madh individual të hënën në mbrëmje, Capello admiron më shumë argjentinasin dhe shpjegon se problemet e tij në “Camp Nou” do të kalojnë me kalimin e kohës. ”A mundet që Ronaldo të fitojë më shumë ‘Topa të Artë’ se Messi? Kjo një ‘luftë’ interesante. Messi është më gjeni se Ronaldo, por ai aktualisht po kalon disa probleme në klub. Ronaldo është i qëndrueshëm dhe shumë i fortë mendërisht. Ai dëshiron që të bëhet më i miri i të gjitha kohërave dhe luan në një ekip fantastik”, tha Capello për “COPE”.
KOHA JONË SONDAZH

