Cardinale përgatit revolucionin te Milani, i pari në listën e largimeve është Igli Tare

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, raportohet se është shumë i zhgënjyer me sezonin e skuadrës kuqezi. Pas humbjes së titullit kampion dhe rrezikut serioz për të mbetur jashtë UEFA Champions League, drejtuesi i fondit RedBird po përgatit një revolucion të thellë në strukturën drejtuese të klubit.

Sipas mediave italiane, Cardinale ka zhvilluar të enjten një takim të rëndësishëm në Londër me njerëzit më të afërt të tij në klub. Në mbledhje morën pjesë administratori delegat Giorgio Furlani, Zlatan Ibrahimović në rolin e këshilltarit të RedBird, anëtari i bordit Massimo Calvelli dhe drejtuesja e brandit të Milanit, Francesca Montini.

Edhe pse vendimet përfundimtare do të merren vetëm pas përfundimit të sezonit, Cardinale ka kërkuar që tani diskutime të detajuara për të ardhmen e klubit. Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, të gjithë drejtuesit aktualë janë nën vlerësim dhe nuk përjashtohen ndryshime të rëndësishme në organigramën e Milanit. Edhe pozicioni i Furlanit thuhet se është në shqyrtim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën kohë, drejtori sportiv Igli Tare pritet të largohet, ndërsa si zëvendësues i mundshëm përmendet Tony D’Amico nga Atalanta. Ndërkohë, Massimo Calvelli mund të marrë një rol më të rëndësishëm në administrimin e klubit, ndërsa edhe pozicioni i Ibrahimovic është në proces riformatimi. Suedezi, i konsideruar si një nga njerëzit më të besuar të Cardinale, mund të marrë më shumë kompetenca strategjike brenda klubit pas një sezoni ku ka qëndruar disi në hije.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?