Cardoso: Gati që të mbaj fanellën e rëndë të Partizanit!

Lucas Cardoso është më në fund gati të jetë për Partizanin ai futbollist që të gjithë prisnin të ishte në çastin kur në janar të 2018-ës u afrua nga maqedonasit e Pelisterit. Dëmtimet e penguan dukshëm tek demat, por tashmë duket se është gati për sezonin e ri.

“Jam shumë i lumtur që në ndeshjen e parë të sezonit të ri edhe pse një miqësore, ja dola të kontribuoja me një gol, dhe besoj se për mua personalisht është një fillim i përsosur. Kemi kryer rreth një javë stërvitje dhe më shumë rëndësi se gjendja ime,  ka rëndësi skuadra. Kemi një trajner të ri që mund të ndryshojë plotësisht mënyrën e lojës. Po përgatitemi çdo ditë e më shumë për të qenë gati për startin e kampionatit.

Do jetë një garë e fortë, në një sezon ku përballë do të kemi skuadra me potencial të lartë. Unë personalisht jam gati, e kam të qartë se çfarë embleme përfaqësojmë dhe se sa e rëndë është fanella e Partizanit, por gjithsesi unë jam gati  ta mbaj peshën e përgjegjësisë”, deklaroi futbollisti brazilian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?