Carlo Ancelotti me kalimin te Bayern bëhet “njeriu i 5 kampionateve”
Marrëveshja me Bayern Munich është një gëzim dhe një nder i madh, një tjetër medalje për t’u qepur në xhaketë, por lajmin më të bukur e ka marrë nga Italia dhe ia ka komunikuar djali Davide. “Baba, kam marrë licencën e trajnerit për kategorinë e tretë. Kam dalë i pari nga klasa ime. Tani jam një koleg i yti”.
Carlo Ancelotti, i cili ndodhet në vilën e tij në Vankuver, e ka komentuar lajmin duke bërë shaka. “Një Ancelotti tjetër trajner është një kërcënim për futbollin”. Ancelotti është trajneri i dytë në historinë e futbollit që ka fituar tre Champions Ai është i lumtur dhe krenar që i ka përcjellë djalit pasionin për një profesion që është gjithë jeta e tij.
Edhe në Gjermani do ta kuptojnë shumë shpejt se si futbolli i tij është i përbërë nga module, skema, markime të dyfishta, mbivendosje pozicionesh, por në bazë të gjithçkaje është argëtimi, kënaqësia për të qenë në fushën e lojës.
Pas Serisë A, Premier League, Ligue 1 dhe La Liga-s, vjen Bundesliga: është trajneri i vetëm i futbollit modern që ka bërë xhiron e plotë. Zlatan Ibrahimovic i ka kërkuar ta marrë me vete te Bayerni Dhe në këto moment është normale të kujtohen fillimet, “e kam filluar me Simutenkov dhe Greguçin te Reggiana dhe kam arritur te Ibrahimoviç dhe Cristiano Ronaldo: një rrugë e gjatë”, ka thënë Ançelotti.
Por tani ka disa leksione më të komplikuara për të ndjekur: ato të gjermanishtes. Carletto ka filluar të studiojë, “por është e vështirë, shumë e vështirë”, ka bërë të ditur. Sfida e re, gjithsesi, nuk e frikëson. Siç nuk e kanë frikësuar aventurat me Chelsea-in dhe Real Madridin.
Edhe Cristiano Ronaldo i ka bërë komplimentet italianit për detyrën e re Duke parë telefonatat e shumta që ka marrë në orët e fundit Carlo do të duhet të thotë disa herë “jo”, një tjetër problem që duhet zgjidhur.
I pari që i ka bërë komplimentat për detyrën e re ka qenë Karim Benzema, më pas kanë ardhur telefonatat e Ibrahimovic, Cristiano Ronaldos dhe disa ish-lojtarëve të tjerë të tij. Një shenjë që tregon lidhjen e fortë që trajneri krijon me lojtarët. Ibra dhe CR7 nuk e kanë fshehur kurrë vlerësimin që kanë për të, dhe kjo vlen më shumë se një kampionat apo një Champions. Dikush nga këta fenomene (Ibra kryesisht), madje, janë ofruar. Janë gati të bëjnë gjithçka për t’u kthyer nën urdhrat e tij, por për momentin janë vetëm shpresa, dëshira, ndoshta ëndrra. Nuk është rasti të bëhen zgjedhje të nxituara, është më mirë të hidhen hapat një nga një. Nga ana tjetër ekuilibri ka qenë gjithmonë cilësia që ka dalluar skuadrat e Ancelottit nga të tjerat. Jo vetëm skuadrat, por edhe historinë e tij. Telesport
KOHA JONË SONDAZH

