Carlo Ancelotti nuk heq dorë nga Italia, kërkon “bomberin” e Serie A

Carlo Ancelotti dëshiron të marrë Ciro Immobile tek Everton. Interesimi i teknikun italian për sulmuesin e Lazios është i hershëm, këtë sezon do të kërkoj ta konkretizoj. Ancelotti i ka kërkuar drejtuesve të klubit të këtë më shumë fuqi në merkato dhe objektivi i tij i parë me sa duket është pikërisht Immobile, rekordmeni i freskët italian në Serie A.

Që në momentin e parë kur firmosi me Everton, Ancelottit iu premtua një çek i bardhë për merkaton, ky është momenti i duhur për ta bërë diçka të tillë dhe për të kthyer ekipin në nivele të larta.

Merkato e Ancelottit nis me Immobile në majën e listës por përtej dëshirës së teknikut italian të negociosh me Lazion për sulmuesin nuk do të jetë aspak e lehtë. Igli Tare e ka bërë të qartë vullnetin e tij dhe të klubit, dëshiron të mbaj Immobile në kryeqytet, por në çdo rast, nëse vjen një ofertë e parezistueshme edhe Immobile mund të largohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?