Carlo Ancelotti, pasuesi i Pep Guardiolës te Bayern

 

Carlo Ancelotti për tre vjet te Bajerni i Mynihut, sipas medieve spanjolle. Kampionët e Gjermanisë duket se nuk kanë patur shumë dyshime për të gjetur njeriun që do të udhëheqë fatin e skuadrës. Pas vendimit të Guardiolës për të mbyllur ciklin e tij te bavarezët në fund të këtij sezoni, Bajern ka zgjedhur si trashëgimtarin e tij, Ancelottin. Trajneri italian ka mbyllur akordin me Bajern që javën e kaluar, menjëherë pasi klubi gjerman mori përgjigjen përfundimtare të Guardiolës nëse do të vazhdonte apo jo me bavarezët. Gjithçka pritet të zyrtarizohet me konfirmimin e largimit të Guardiolës për të cilin të bën të mendosh se do të shkojë te Manchester City. Të dyja transferimet e bujshme pritet të zyrtarizohen javën e ardhshme. Sipas mediave spanjolle kontaktet e para mes Bajernit dhe Ancelotit janë realizuar që në majin e kaluar kur u krijuan dyshimet se Guardiola mund të linte stolin bavarez.

Gjithsesi në atë kohë për trajnerin italian prioritet ishte vazhdimi i aventurës te Reali i Madridit duke mos i vazhduar negociatat. Në javët e fundit, dy klubet e mëdha angleze në krizë, Chelsea dhe Manchester United ishin interesuar për të angazhuar Ancelottin. Por, për momentin, ish- trajneri i Milan, PSG dhe Real Madrid, shihet në një tjetër skuadër të madhe europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?