Caroline Wozniacki: Gerrard është legjendë, do ta ndjek edhe në SHBA

Caroline Wozniacki kaloi raundin e parë të “Australian Open”, por e ktheu vëmendjen tek sulmuesi i Liverpulit, Stiven Gerrard, të cilin e pëlqen shumë duke shprehur keqardhje që ai do të largohet në fund të këtij sezoni nga skuadra e tij e Premier League.  Simpatia e saj për futbollistin e shquar anglez Steven Gerrard është e njohur prej kohësh, teksa ajo është fotografuar më herët me fanellën e legjendës së futbollit të Liverpulit dhe të Anglisë, në një turne tenisi në Katar. Gerrard bëri të ditur më parë se në fund të këtij sezoni do të largohet për të mbyllur karrierën në SHBA. Tani që Gerrard është gati të lërë “Anfield”, pas një karriere të tëre,  Wozniacki po merr në konsideratë një udhëtim në Los Angeles, për ta ndjekur atë me ekipin e ri të MLS. Tenistja Wozniacki thotë: – “Jam e trishtuar. Mendoj se Stevie ka bërë shumë për ekipin gjatë këtyre viteve. Ai është një legjendë.”  Më tej ajo shtoi: “Por në të njëjtën kohë, atij i duhet bisedime te dhe me trajnerin, sepse nuk i ka mbetur shumë vite karrierë. Për fat të keq ai nuk mund të luajë më me Liverpul. Ndoshta më duhet të bëj ndonjë udhëtim në Los Angelos, për ta parë sërish.” Në  “Australian Open”, Caroline Wozniacki fitoi  ndaj Taylor 7-6 (7-1), 6-2 për të bërë progres në raundin e dytë të “Australian Open”. Wozniacki, 24 vjeçe,humbi në finale të “US Open” përballë shoqes së saj më të mirë, Serena  Wiliams, gjatë shtatorit të kaluar, që ishte edhe numri një i tenisit botëror. Por kërkon suksesin në këtë turne.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?