FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ceferin i del kundër FIFA-s për numrin e pjesëmarrësve në Kupën e Botës 2026

Deklaratat e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, për formatin e ri të Kupës së Botës 2026 kanë shkaktuar reagime të forta nga disa prej federatave pjesëmarrëse në turne.

Botërori i zhvilluar për herë të parë me 48 kombëtare është shoqëruar me rezultate të thella në ndeshjet e para, ndërsa kreu i UEFA-s kritikoi zgjerimin e kompeticionit, duke argumentuar se prania e më shumë skuadrave ka sjellë edhe përballje me më pak interes konkurrues.

Komentet e tij erdhën pas fitoreve të thella të Gjermanisë ndaj Kurasaos dhe Suedisë ndaj Tunizisë, rezultate që sipas tij tregojnë diferencat e mëdha mes skuadrave pjesëmarrëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, reagimi nuk ka vonuar. Trembëdhjetë federata futbollistike, të konsideruara si vende në zhvillim në arenën ndërkombëtare, publikuan një deklaratë të përbashkët ku kundërshtojnë hapur qëndrimin e presidentit të UEFA-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk mund t’i pranojmë këto konsiderata. I refuzojmë me respekt, por edhe me bindje të plotë. Besojmë se çdo shtet i kualifikuar meriton respekt. Çdo kombëtare ka fituar me meritë vendin e saj në këtë turne. Çdo tifoz ka të drejtë të ëndërrojë dhe çdo ndeshje ka rëndësi për miliona njerëz në mbarë botën”, thuhet në deklaratë.

Nisma u ndërmor fillimisht nga federatat e Kurasaos dhe Kepit të Gjelbër, por më pas mori mbështetjen edhe të vendeve me peshë më të madhe në futbollin afrikan, si Maroku dhe Senegali, si dhe disa federatave të tjera pjesëmarrëse në Botëror.

Reagimi konsiderohet si një mbrojtje e fortë e filozofisë së zgjerimit të Kupës së Botës, e cila synon t’u japë më shumë vendeve mundësinë për të qenë pjesë e skenës më të madhe të futbollit botëror.

Debati mbi formatin me 48 skuadra pritet të vazhdojë gjatë gjithë turneut, ndërsa rezultatet e para kanë hapur diskutime të shumta mbi balancën konkurruese dhe të ardhmen e kompeticionit më prestigjioz të futbollit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?