Ceferin: Nuk duam të marrim rreziqe për tifozët në Champions!

Champions League dhe Europa Liga rifillojnë në gusht prej ndalesës nga pandemia. Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin ka folur për kanalin zyrtar të organit më të lartë të futbollit evropian.

“Duhet të jemi gjithmonë optimist dhe të kemi një plan gati për situata emergjente si kjo. Për momentin kemi planifikuar të luajmë të gjithë pjesën tjetër. Që nga momenti i parë besova se kompeticionet europiane do të luheshin normalisht deri në fund.

Do të luhet pa tifozë deri në një njoftim të dytë. Nuk duam të ndërmarrim rreziqe. Unë jam një person optimist dhe shpresa ime më thotë se tifozët do jenë gati të kthehen në stadium shumë shpejt”, u shpreh Ceferin.

SHKARKO APP