Çekia nuk ruan sërish avantazhin, por merr pikën e parë ndaj Afrikës së Jugut
Në ndeshjen e parë të javës së dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026, Çekia dhe Afrika e Jugut barazuan 1-1, duke mbetur të dyja me nga një pikë në Grupin A dhe duke ruajtur shpresat për kualifikimin në fazën e 1/16-ave.
Çekët kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, kur Michal Sadílek finalizoi me të majtën pas një asistimi të saktë nga Sojka, duke i dhënë ekipit të tij epërsinë e hershme.
Kur dukej se Çekia po shkonte drejt fitores së parë në turne, në minutën e 83-të ndodhi episodi vendimtar. Pavel Šulc preku topin me dorë brenda zonës, duke shkaktuar penallti për afrikanët. Nga pika e bardhë, Teboho Mokoena nuk gaboi, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1-1.
Ky barazim e bën edhe më interesante garën në Grupin A, ndërsa sfida Meksikë-Koreja e Jugut merr peshë të veçantë, pasi mund të përcaktojë skuadrën që do të marrë kryesimin e grupit pas javës së dytë.
KOHA JONË SONDAZH

