Çelsi +10 nga Arsenali, Mourinho: Hazard, në nivelet e Mesit e Ronaldos

Eden Hazard ishte heroi i Chelseat në fitoren 1-0 me Manchester United, që  çoi Blutë e Londrës në 10 pikë diferencë me vendin e dytë, që mbahet aktualisht nga Arsenali. Por ekipi i Mourinho ka një ndeshje më pak në Premier League, ndaj skuadrës që mbyll klasifikimin, ndaj edhe titulli kampion pritet të sigurohet thjesht matematikisht. Kur duhen edhe pesë javë nga mbyllja e kampionatit anglez, për trajnerin portugez të Chelsea, nuk ka diskutime se Hazard është në nivele të larta, aq sa ai e krahason me Ronaldon e Messi. Jose Mourinho i jep vlerësime maksimale belgut Eden Hazard, pasi 24-vjeçari ka pasur një rol kyç tek “Blutë e Londrës” gjatë këtij sezoni, ku përveç Kupës së Ligës, Chelsea ka hipotekuar edhe titullin në Premier League. Plot 18 gola dhe 10 asiste në të gjitha kompeticionet janë statistika të një lojtari, të cilin Mourinho nuk e sheh larg nivelit të dy sulmuesve më të mirë në botë, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. – “Ai është akoma një djalosh, por edhe një njeriu mjaft miqësor. Eden e di që është një nga tre lojtarët më të mirë në botë dhe di ta marrë këtë përgjegjësi. Nëse njerëzit do të jenë “Fair”, ai do ta fitojë Çmimin Futbollisti i Vitit . Por çmimi që unë dëshiroj për të është të fitojë Premier League. Kam drejtuar shumë yje të futbollit, por ai është i përulur, një djalosh fantastik.  Fizikisht dhe psikologjikisht është shumë i fortë. Hazard e ka të qartë se cili është roli i tij dhe e di shumë mirë që talenti i tij është thelbësor për skuadrën”. – thekson Mourinho.

 

Premier League

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e 33-të – 18 prill

Swiss Digital Mobile Reklama

Crystal P. UBA                            0-2

Everton-Burnley                         1-0

Leicester-Svanesa                      2-0

Stoke-Southampton                    2-1

Chelsea-Manchester J.               1-0

19 prill

Manchester S.- Uest Hem          2-0

Njukasël-Totenhem                     1-3

 

1 Chelsea                           76 (-1)

 2 Arsenal                           66

 3 Manchester U.                65

 4 Manchester C.                64

 5 Liverpool                         57

 6 Tottenham                       57

 7 Southampton                  56

 8 Svansea                         47

 9 Stoke                              46

 10 Uest Hem                      43

 11 Crystal P.                      42

 12 Everton                         41

 13 UBA                              36

 14 Njukasëll                       35

 15 Aston Vila                     32

 16 Sunderland                  29

 17 Hull                              28

 18 Leicester                       28

 19 QPR                              26

 20 Burnley                          26 (-1)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?