FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Celtic fiton sërish titullin në Skoci, kaosi në fund detyron arbitrin ta mbyllë ndeshjen para kohe

Celtic ka siguruar titullin e Premiership-it skocez në mënyrë dramatike, pas një fitoreje të tensionuar ndaj Heart of Midlothian në ndeshjen vendimtare të sezonit. Takimi nisi me surprizë, pasi Hearts kaloi i pari në avantazh falë golit të Laërence Shankland. Megjithatë, reagimi i Celtic ishte i menjëhershëm dhe Arne Engels riktheu baraspeshën vetëm pak minuta më vonë.

Pjesa e dytë u zhvillua me ritëm të kujdesshëm dhe tension të lartë, deri në minutat e fundit kur Daizen Maeda shënoi golin që përmbysi gjithçka, duke i dhënë epërsinë Celtic vetëm tre minuta para fundit të kohës së rregullt. Teksa Hearts u hodh në sulm në kërkim të barazimit, Callum Osmand përfitoi nga hapësirat e krijuara dhe realizoi golin e tretë, që vulosi fitoren dhe titullin kampion për skuadrën e Celtic.

Menjëherë pas këtij momenti, tifozët e Celtic pushtuan fushën për të festuar triumfin, edhe pse në lojë kishin mbetur rreth 30 sekonda. Për shkak të skenave kaotike dhe hyrjes së tifozëve në terren, arbitri Don Robertson vendosi ta mbyllë ndeshjen para kohe, ndërsa lojtarët e të dy skuadrave u larguan drejt dhomave të zhveshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
YouTube player

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?