Çepele djeg etapat, i bashkohet skuadrës së parë te Hannover

Ramen Çepele vijon të ngjisë shkallët në karrierën e tij. Mbrojtësi 17-vjeçar i cili debutoi me kombëtaren kuqezi para disa muajsh, i është bashkuar skuadrës së parë të Hannover 96 në stërvitje dhe shumë shpejtë mund të debutojë në Bundesligën e dytë me ish-ekipin e Altin Lalës. Futbollisti iu bashkua klubit gjerman gjatë verës, me qëllimin që të kalonte si fillim te skuadra e të rinjve dhe ekipi i dytë, në kategoritë e ulëta.

Por në klubin gjerman kanë kuptuar cilësitë e Çepeles dhe ashtu siç pritej, nuk ka vonuar shumë që ai t’i bashkohet skuadrës së parë. Që nga dita e mërkurë, mbrojtësi i cili vendosi rekordin me debutimin e  tij në radhët e përfaqësueses shqiptare, është bërë pjesë e ekipit të parë, duke dale në stërvitje me profesionistët.

Ramen Çepele u pikas nga trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja që kur ishte pjesë e të rinjve të Interit, ndërsa debutoi në fitoren e Shqipërisë në miqësoren ndaj Kosovës duke bërë një paraqitje shumë të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?