Çështja Olayinka, Kukësi i shpall “luftë” Skënderbeut, akuza presidentit Takaj

Betejë në distancë mes Kukësit dhe Skënderbeut, pas pezullimit të sulmuesit nigerian, Peter Olayinka, që iku pas dy javësh nga ekipi verilindor në fillim të këtij sezoni për t’u bashkuar me kampionët në fuqi. Por ai kishte edhe një kontratë me Bylis, ndaj edhe Komisioni i Apelit në FSHF e dënoi em katër muaj pezullim. Kukësi e mirëpriti vendimin e vonuar të Komisionit të Apelit, që pezulloi për katër muaj Olayinka, i cili sipas verilindoreve kishte një kontratë të rregullt me ta në fillim të sezonit. Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, e cilësoi komplot dhe diktat të Kukësit vendimin e fundit.  Por verilindorët pretendojnë se i është marr vjedhurazi nga Skënderbeu në banesën e tij, por nga ana tjetër  Kukësi shprehet se “habitet nga mërzia që ka kapur presidentin, Ardian Takaj, pas këtij vendimi. – “Ne kemi ruajtur qetësinë dhe kemi ndjekur hapat ligjorë për këtë problem,  dhe të njëjtën rrugë do vijojmë deri në FIFA.  Takaj duhet të kërkojë ndjesë për marrjen forcërisht dhe në mënyrë të parregullt të këtij lojtari, dhe të mos zgjatet deri në Shkodër e të kapet fort pas  akuzave  që bën një person, i papërgjegjshëm dhe dashakeqës ndaj nesh,  dhe ekipit të tij Vllaznia,” – thuhet në reagimin e Kukësit. – “Zoti Takaj me sa duket po e sheh se hegjemonia dhe diktati,  që ia ka venë prej katër vitesh mbi futbollin shqiptar, po shembet. Atë e shqetëson fakti se të tjerë ekipe me mund dhe djersë duan të arrijnë kreun.” Kësisoj ka nisur beteja apo lufta në distancë mes dy ekipeve që diskutuan titullin në dy sezonet e fundit dhe që kryesojnë aktualisht në Kategorinë Superiore.

Deklarata e Kukësit

Ne nuk akuzojmë, por po sjellim në vëmendje disa fakte, që i janë servirur publikut në këto katër vitet e fundit. Opinioni sportiv dhe dashamirësit e futbollit e dinë mirë dhe janë të informuar nga mediat vendase dhe të huaja se Skënderbeu , sipas tyre,  ka prishur çdo bukuri të futbollit shqiptar. Nëse Takaj beson një person të vetmuar dhe dashakeqës në Shkodër (anëtarii Këshillit Bashkiak akuzoi se ndeshje Vllaznia-Kukësi ishte trukuar), atëherë ne duhet të besojmë tek shumë të tjerë personalitete dhe organizmat sportivë, që e kanë akuzuar Takajn për lojëra jo të rregullta,  dhe me shtysa politike. Ai mundi të “grabisë” katër tituj dhe të fundosë ekipe me emër të futbollit shqiptar. Skënderbeu dhe Takaj edhe tani janë përmendur në shtypin europian , për një tur të dyshimtë  jashtë vendit dhe nuk e akuzojmë ne , por ato që po e hetojnë për këto lojëra . Vende dhe organizma europianë të futbollit këtë i dinë mirë dhe po e hetojnë. I kujtojmë z. Takaj , se Kukësi ka bërë atë që nuk e ka bërë askush në futbollin shqiptar. Vetëm loja e ndershme dhe me dinjitet e çoi Kukësin në turin e katërt, në Europa Ligë, dhe  në përmbysje rezultatesh me ekipe të forta , dhe jo me eliminime të dyshimta dhe të përfolura . Për këto suksese dhe lojë  të rregullt, Kukësi ka marrë mirënjohje nga vetë UEFA dhe Presidenti i saj. Vlerësime maksimale kanë ardhur dhe nga shumë klube dhe personalitete europiane të futbollit, nga autoritet më të larta shtetërore shqiptare dhe nga mbarë  shqiptarët, që janë krenuar me Kukësin .

Swiss Digital Desktop Reklama

Z. Takaj hamendësimet e tij për aleanca të Kukësit dhe blerje mund t’i faktojë në organizmat sportivë dhe organet e drejtësisë.  Ai s’ka asnjë bazë për ato që flet, por është i tronditur se po i tronditet perandoria e diktatit që ka ngritur.  Takaj sheh fundin e kampionatit, që sivjet duket se nuk do jetë “pronë “ e tij . Ai vazhdimisht ka lakuar Kukësin si rivalin direkt të Skënderbeut, dhe tani vetëm nga një vendim i Komisionit të Apelit , ka ndryshuar kurs. Në ndeshjen që ai citon, kur një person hyri në fushë , askush nga stafi dhe lojtarët e Skënderbeut nuk e prekën, madje u duartrokitën . Vetë z. Takaj ka pranuar se në fazën e parë ai fitoi me arbitra në Korçë, ndaj Kukësit . Presidenti i Korçës bën mirë që të shohë punët e Skënderbeut dhe të lërë të lirë futbollin shqiptar, që ai të ecë në rrugën e pastër dhe të lojës së rregullt. Kujtesa është e hidhur , por ajo nuk harron. E sigurojmë z. Takaj dhe gjithë ata që mendojnë si ai , se në do vazhdojmë rrugën tonë pa hile, dredha dhe mashtrime . Kush ka zgjedhur rrugë tjetër, e mbarë i qoftë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?