Çështja Salah, ja dy opsionet për të ardhmen e egjiptianit
Çështja e Mohamed Salah vazhdon të trazojë ambientin në Liverpool. Edhe pse klubi anglez përcjell idenë se dëshiron ta mbajë yllin egjiptian gjatë merkatos së janarit, marrëdhëniet mes sulmuesit dhe klubit duken të acaruara.
Ish-lojtari i Romës kërkon më shumë hapësira dhe rol kyç, ndërsa shpreson edhe për një ndryshim në drejtimin teknik, por drejtuesit e “The Reds” konfirmojnë besimin e plotë te trajneri Arne Slot.
Në rast largimi, Liverpool ka vendosur çmimin e kartonit: shifra lëkundet mes 50 dhe 60 milionë eurove. Sipas “Corriere dello Sport”, dy janë pistat më të nxehta për të ardhmen e 33-vjeçarit:
Klubet e Saudi League, mes tyre edhe Al-Nassr, janë rikthyer fuqishëm në garë pasi e kërkuan edhe verën e kaluar. Për ta, afrimi i Salahut do të kishte një ndikim të madh marketingu. Sulmuesit i ofrohen rreth 20 milionë euro në sezon.
Gjigantët turq kanë rinisur bisedimet me agjentin e lojtarit dhe janë gati të ofrojnë një pagë prej 15 milionë eurosh në vit për ta sjellë në Stamboll. Situata mbetet e hapur, ndërsa Liverpooli përpiqet të gjejë një zgjidhje që të shmangë tronditje të tjera në skuadër gjatë një periudhe të ndjeshme të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

