Çfarë ndodhi me tranjerin? Duka zbulon prapaskenat e bisedës me Sylvinho për kontratën
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka zbuloi disa detaje nga bashkëbisedimi për të zgjatur apo jo kontratën me trajnerin Sylvinho. Ai tha se pas ndeshjes në Ukrainë ata kishin biseduar, ndërsa kishin rënë dakord që të mbyllje ky cikël për të dyja palët. ”Kemi nisur diskutimet me Sylvinho-n, kur u kthyem nga Ukraina, dhe ai mori kohën e vetë. Të dy bashkë kemi arritur në atë konkluzion, se përfundimi i ciklit do të ishte mirë për të dyja palët. Ndahemi me respektin maksimal për njëri-tjetrin dhe për punën”, tha Duka gjatë konferencës për shtyp.
KOHA JONË SONDAZH

