“Çfarë po bën idiot”, si shpërtheu Messi ndaj një kundërshtari në miqësore

Javier Ribelles është futbollist i Nastic nga Tarragona, që u përballë me Barcelonën në një miqësore ditën e diel. Atij i ra misioni i vështirë për të mbuluar Messin, me të mira apo me të këqija. Trajneri Rocco e kishte udhëzuar në mënyrë të qartë: “Godit gjithçka që lëviz mbi bar, në rastin më të mirë nëse është topi”.

Ribelles e interpretoi në mënyrën më të mirë fjalët e strategut, pa u friksuar nga klasi i kundërshtarit, duke gjetur të gjitha mënyrat për ta ndalur. Sjellja e tij në fushë nuk u prit aspak mirë nga Messi, i cili në një moment nuk duroi duke e kërcënuar.

“Në një moment Messi u kthye drejt meje dhe më tha: Çfarë po bën, idiot? A do i ndalosh shkelmat? Çfarë iu përgjigja? E thjeshtë … ti je më i miri, më i forti në botë dhe unë nuk mund të të lë as të lëvizësh. Mos u zemëro”, tha ai për programin “Jugones”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP