Çfarë po ndodh me Michael Shumakerin?!
Shumi, i cili mbush 47 vjeç pas katër ditësh, i shpëtoi mrekullisht hematomave që kishin prekur trurin e tij.
Megjithatë buletinët mjekësorë duket se kanë mbetur të ndaluar, që nga korriku i shkuar kur njoftimi i fundit ishte dalja nga koma, por rruga e rikuperimit është ende shumë e gjatë dhe e paqartë.
Që nga ajo kohë menaxherja e tij, Sabine Kehm, mohon kategorikisht çdo të re që vjen nga filtrat e redaksive të lajmeve: “Shumi lëviz me hapa të vegjël me ndihmën e fizioterapistit”,- shkruante në ditët e kaluara gjermania “Bunte”.
Mundësia e një mrekullie para Krishtlindjeve ishte zgjuar nga një “mik i pilotit”, edhe pse është e pamundur të flasim për një dëshmitar direkt, pasi vizitorët janë të përzgjedhur nga duart hermetike të gruas, Korinë.
“Familja ma ka ndaluar ta shikoj Shumaker”,- thotë më tej njoftuesi për “Bild”, i cili shton se, është përpjekur me dhjetëra herë në këto muaj për ta parë.
KOHA JONË SONDAZH

