Çfarë talenti! Fisnik Asllani shënon super gol në Bundesligë (VIDEO)

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani po vazhdon të konfirmojë formën e tij të shkëlqyer në Bundesliga, duke gjetur rrugën e rrjetës në përballjen mes Hoffenheim dhe Mainz.

Asllani realizoi një gol të bukur nga distanca, me një goditje të fuqishme jashtë zonës, duke barazuar shifrat në 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa sulmuesi dardan regjistroi golin e tij të parë në Bundesligë këtë sezon dhe të nëntin në total në të gjitha garat.

Forma e tij mbresëlënëse nuk ka kaluar pa u vënë re. Klube të mëdha europiane si Barcelona, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund raportohet se kanë shfaqur interes për shërbimet e tij në prag të merkatos së verës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?