Çfarë thotë protokolli nëse një rast del pozitiv me koronavirus në Superiore?

Pas daljes së Eridon Qardakut me koronavirus, në futbollin shqiptar ka jo pak panik vetëm pak orë para rifillimit të kampionatit. Gjithsesi ndeshja e radhës mes Bylis dhe Tiranës do të luhet normalisht. Sipas protokollit të hartuar rasti izolohet, teksa ndeshja luhet në mënyrë normale.

“Në rast të një testi pozitiv me COVID-19 të një lojtari ose pjesëtar të stafit teknik, nuk duhet të bëhet raportim i menjëhershem në media, por personi i prekur duhet të izolohet menjëherë dhe persona që ai ka patur kontakttë duhet të testohen, nuk është e nevojshme që i gjithë ekipi të karantinohet . Autoritetet shëndetësore përkatëse vendosin për karantinat e mundshme në grup”, shkruhet në protokoll.

Deri më tani nuk është respektuar pjesa e privatësisë, por rasti është izoluar dhe lojtarët që kanë qenë më pranë tij deri më tani kanë dalë negativ. Bylis, ndërkohë, pasi ka bërë tamponët, pret përgjigjet ndërkohë që edhe vetë lojtarit do t’i bëhet një testim i dytë.

SHKARKO APP