Champions League/ Arsenali “gjunjëzon” PSG, Leverkusen i shkakton humbjen e dytë Milanit
Java e dytë e Champions League ka nisur me gola të shumta mbrëmjen e sotme. Arsenali mori një fitore të madhe, 2-0 në shtëpi ndaj PSG. Havertz dhe Bukayo Sako ishin autorët e golave për ekipi e Artetës, ndërkohë që parisienët nuk arritën që të reagonin në pjesën e dytë.
Bayer Leverkusen i shkaktoi humbjen e dytë Milanit, duk e mundur minimalisht 1-0. Pas një pjese të parë të dominuar, por pa gola, në të dytën ekipi i Alonsos gjeti golin e vetëm me Boniface.
Interi mori një sukses 4-0 në shtëpi ndaj Crvena Zvezdës, me gola të shënuar nga Calhanoglu, Arnautovic, Lautaro dhe Taremi. Barcelona fitoi 5-0 ndaj Young Boys, ndërkohë që City fitoi 0-4 në transfertën ndaj Slovan Bratislava. Dortmundi u tregua i pamëshirshëm, 7-1 ndaj Celtic. /R.Lika-Koha Jonë/