Champions/ 2 barazime në 2 sfidat e para të mbrëmjes, Roma ngec ndaj Fenerbahce-s

Dy sfidat e para të mbrëmjes në Champions League kanë dhuruar dy barazime me rezultatin 1-1. Në Stamboll, Fenerbahçe dhe Roma ndanë pikët në një ndeshje me ritëm dhe emocione.

Roma e nisi më mirë dhe iu afrua golit në minutën e 21-të, kur Paulo Dybala doli i vetëm përballë Ederson, por portieri brazilian reagoi shkëlqyeshëm. Avantazhi verdhekuq erdhi në minutën e 39-të: Bryan Cristante realizoi me një goditje spektakolare nga jashtë zone, pas asistit të Donyell Malen.

Fenerbahçe reagoi menjëherë pas pushimit dhe barazoi në minutën e 47-të me Archie Broën, që përfitoi nga asistimi i Mason Greenëood. Roma pati mundësinë për të rikthyer avantazhin, por Matias Soulé goditi mbi traversë. Pak më vonë, vendasit kërkuan penallti pas një kontakti në zonë, por VAR-i anuloi vendimin fillestar të arbitrit. Në fund, traversa i mohoi Fenerbahçes golin e fitores.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në Eindhoven, PSV dhe Shakhtar Donetsk u ndalën në 1-1. Mendoza kaloi ukrainasit në avantazh në shtesën e pjesës së parë, ndërsa Sergiño Dest barazoi në fillimin e së dytës. PSV pati raste për përmbysje, por pa sukses.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?