Champions/ Bodo shtang Interin në Norvegji, Atletico ndalet në Belgjikë

Surpriza më e bukur e Championsit po konfirmohet Bodo/Glimt, që mposhti 3-1 Inter në sfidën e parë. Norvegjezët kaluan në avantazh në minutën e 20-të me Sondre Fet, pas asistit të shkëlqyer të Kasper Hog.

Zikaltrit barazuan në të 30-ën me Francesco Pio Esposito, ndërsa VAR konfirmoi rregullsinë e golit. Në pjesën e dytë vendasit dominuan: fillimisht Jens Petter Hauge riktheu avantazhin, më pas Hogh vulosi fitoren me golin e tretë.

Spektakël edhe në Belgjikë, ku Club Brugge dhe Atletico Madrid barazuan 3-3. Spanjollët shënuan të parët me penalltinë e Julian Alvarez dhe më pas me Ademola Lookman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Belgët reaguan në pjesën e dytë me golat e Raphael Onyedika dhe Nicolo Tresoldi. Autogoli i Joel Ordonez i dha sërish epërsinë madrilenëve, por Christos Tzolis shpëtoi vendasit në fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fitore të rëndësishme mori edhe Bayer Leverkusen, që triumfoi 0-2 në fushën e Olympiacos. Heroi i sfidës ishte Patrik Schick, autor i dy golave që i japin gjermanëve një avantazh të artë për ndeshjen e kthimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?