Champions, Endri Çekiçi “spiunon” Skënderbeun te kroatët

Endri Çekiçi zbulon Skënderbeun për Dinamon e Zagrebit. Në prag të sfidës kualifikuese në fazën “Play-off” të Champions League, talenti 18-vjeçar nga Pogradeci tregon nga historia e klubit të tij dhe deri te pikat e forta të skuadrës korçare. Mesfushori me tipare sulmuese është i vetmi futbollist shqiptar që militon në radhët e klubit kroat dhe te Dinamo synojnë t’i shfrytëzojnë njohuritë e tij.

Vlerësimet janë të rëndësishme, pasi bëhet fjalë për një futbollistë të ekipit Shpresa, që ka luajtur në të gjitha përfaqësueseve të moshave dhe që në harkun e pak viteve do ti bashkohet Kombëtares A. Çekiçi i njeh mirë kampionët e Shqipërisë, futbollin vendas, por edhe shumë prej lojtarëve.

“Po di shumë rreth Skënderbeut. Përpara shumë vitesh, babai im ka luajtur për këtë skuadër. Unë isha i vogël, por shkoja gjithmonë në stadium”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çekiçi flet edhe për rreziqet me të cilat kampionët e Kroacisë mund të përballen.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë dhe cilësore. Jo rastësisht janë kampionë të Shqipërisë për pesë vjet radhazi. Lojtari më i mirë dhe më i rrezikshëm i Skënderbeut është Hamdi Salihi. Një sulmues i njohur në Shqipëri, me mjaft eksperiencë dhe që ka luajtur për disa klube nëpër botë”.

Në fund, edhe bindja se klubi nga Zagrebi do të sigurojë biletën në grupet e Champions.

“Nuk i trembem aspak Skënderbeut. Dinamo ka një skuadër më të fortë dhe kualifikimi besoj se varet nga ne. Nëse luajmë në nivelin e zakonshëm, nuk do të kemi probleme. Kemi një ekip më cilësor se Skënderbeu dhe besoj se do të luajmë në Champions në këtë edicion”.

Ndeshja e parë ndërmjet Skënderbeut dhe Dinamo Zagreb do të luhet më 19 Gusht në “Elbasan Arena”, në ora 20:45.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?