Champions: Ja cilat janë 16 ekipet e kualifikuara, 8 shkojnë në Europa League
Ndeshjet e fundit të grupeve në Champions League përcaktuan 16 ekipet që kualifikohen më tej, si dhe tetë ekipet që do të vazhdojnë aventurën evropiane, në kompeticionin tjetër të Europa League.
Tetë ekipe e mbyllin aventurën me kaq. E gjithë vëmendja mbrëmjen e së mërkurës ishte fokusuar te ndeshja mes Bajer Leverkusen dhe Barcelonës. Katalanasit e kishin siguruar kualifikimin, por Roma priste që të Barça të ndalte Leverkusen dhe të arrinte një rezultat pozitiv me Bate Borizov, për kualifikimin. Messi shënoi në 20’ dhe pavarësisht se Hernandez barazoi tre minuta më vonë, Bajer Leverkusen nuk mundi dot të gjente fitoren. Dy ekipet angleze të Premier League, Çelsi dhe Arsenali kishin ndeshje direkte për të fituar që të avanconin më tej dhe ashtu bënë, duke mos ndjekur hapin e gabuar të Mançester Junajtid, që u largua një natë më parë nga Champions. Topçinjtë arritën një fitore heroike në Athinë, me tre gola në Zhirud dhe arritën të kapnin grekët që kishin tre pikë më shumë para ndeshjes direkte dhe të ngjiteshin ata në vend të dytë, pas Bajern Mynih. Bavarezët luanin në Zagreb përballë Dinamos vendase sa për statistikë, pasi kishin siguruar kualifikimin më herët.
Pas mbylljes së fazës së grupeve në Champions:
Në Grupin E kualifikohen Barcelona dhe Roma,
në Grupin F: Bajern Mynih dhe Arsenal,
në Grupin G: Çelsi i Londrës dhe Dinamo e Kievit
në Grupin H: Zenit dhe Gent.
Real Madrid dhe PSG në Grupin A,
Volsburg e PSV Einthoven në Grupin B,
Atletico Madrid dhe Benfica në Grupin C,
dhe Juventus e Mançester Siti në Grupin D
Jane dhe tetë ekipet e para të kualifikuara që shkuan në raundin tjetër të Champions League, pas fazës së grupeve. Shakhtar Donjesk, Mançester Junajtid, Gallatasarai dhe Sevilja kaluan në Europa League nga Champions, si të tretat e grupeve të martën ndërsa të mërkurën në mbrëmje siguruan një biletë edhe ekipet e Valencias, Portos, Olimpiakos dhe Bajer Leverkusenit.
Champions League
Sot – Grupi E
Bayer L. – Barcelona 1-1
Roma – BATE B. 0-0
Grupi F
Dinamo Z. – Bajern M. 0-2
Olimpiacos – Arsenal 0-3
Grupi G
Chelsea – Porto 2-0
Dinamo K. – Maccabi T. 1-0
Grupi H
Gent – Zenit St. P. 2-1
Valencia – Lion 0-2
Grup A – Të martën
PSG -Shakhtar D. 2-0
Real M. – Malmoe 8-0
Grupi B
PSV – CSKA M. 2-1
Volfsburg – Manchester U. 3-2
Grupi C
Benfica – Atletico M. 1-2
Galatasaray – Astana 1-1
Grupi D
Manch. C. – Borusia M. 4-2
Sevilla – Juventus 1-0
KOHA JONË SONDAZH

