Champions League dhe Europa League mund të pezullohen për shkak të koronavirusit

Champions League dhe Europa League mund të pezullohen pas raundit të 1/16 për shkak të përhapjes me shpejtësi të virusit Covid-19 në Europë. Dy kompeticionet më të mëdha europiane luajnë raundin e 1/16 këtë javë dhe tjetrën dhe disa prej ndeshjeve janë konfirmuar që do të luhen me dyer të mbyllura.

Sipas mediave spanjolle, UEFA do të vendorë të pezullojë të dyja këto kompeticione për shkak të koronavirusit menjëherë sapo të përfundojë ky raund. Të hënën u konfirmuan se ndeshja e Champions mes PSG dhe Dortmund do të luhej pa spektatorë në “Parc de Princes”, po ashtu dhe Olympiacos-Wolves.

Gjithashtu edhe Barcelona ndoqi të njëjtin shembull dhe lajmëroi në faqen zyrtare se ndeshja e kthimit me Napolin, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, do të luhet me dyer të mbyllura, edhe pse gjatë javës vijoi me shitjen e biletave.

SHKARKO APP