Champions League do të luhet në Lisbonë, me formatin “Final Eight”
Faza finale e këtij sezoni në Champions League është vendosur që të luhet zyrtarisht në qytetin e Lisbonës në muajin gusht. Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, është vendosur që finalja e madhe e këtij edicioni të luhet në stadiumin “Da Luz”, më 23 gusht.
Fillimisht do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve më 7 dhe 8 gusht. Më pas do të luhen çerekfinalet nga 12 deri në 15 gusht vetëm me një ndeshje, në formatin “Final Eight”. Finalja e edicionit të ardhshëm do të luhet në Stamboll. Superkupa është vendosur që të zhvillohet më 24 shtator në Budapest.
Europa League ndërkohë do të luhet në Gjermani. Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla do të luhen më një ndeshje, ndërkohë që sfidat e mbetura do të luajnë ndeshjet e kthimit. Edhe këtu do të ndiqet i njëjti format, “Final Eight”, teksa duelet do të luhen në Duisburg, Gelsenkichen, Frankfurt dhe Këln. /R.Lika-Koha Jone/.