Champions League do të transmetohet falas në RTSH

Champions League do të shihet pa pagesë në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar në periudhën 2021-2024. Kjo gjë është konfirmuar nga vetë ekrani në fjalë:

“RTSH, transmetuesi publik, plotëson ëndrrën e shqiptarëve, duke sjellë pa asnjë pagesë shtesë në ekran sezonet 2021-2024 të Ligës së Kampionëve, kompeticionit më të dashur e të ndjekur në mbarë kontinentin tonë, pse jo, edhe në glob.

Radio Televizioni Shqiptar fituar të drejtën e transmetimit të “UEFA Champions League” për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Pasi e ka fituar tenderin e të drejtave televizive, organizuar nga UEFA, tashmë ka nënshkruar zyrtarisht edhe kontratën për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin shqiptar, duke filluar nga muaji gusht i vitit të ardhshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?