Champions League, finalja e vitit 2027 hiqet nga ”San Siro”: Vendimi për vendin e ri do të merret në 2025

Qyteti i Milanos nuk do të presë finalen e Champions League në vitin 2027. Lajmi u bë i ditur nga UEFA menjëherë pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv në Pragë.

“Duke qenë se Komuna nuk mund të garantojë se në stadiumin ”San Siro” dhe në zonat përreth tij do të bëhen rikonstruktime deri në finalen e vitit 2027, u vendos që qytetit të Milanos ti hiqet e drejta për organizimin e ndeshjes. UEFA do të hapë procesin për kandidaturat e reja dhe vendimi do të merret në periudhën maj-qershor 2025”, thuhej në njoftim.

UEFA zgjodhi “San Siron”, por me kusht. Interi dhe Milani nuk pranuan propozimin për punimet e rikonstruksionit të impiantit, federata italiane nuk jepte dot garanci për zhvillimin normal të ndeshjes te UEFA. Kjo bëri që qyteti të humbiste shansin të organizonte finalen e parë të Champions pas 11 vjetëve.

SHKARKO APP