Champions League/ Hidhet shorti i raundit të parë. Partizani, Vllaznia dhe Tirana njohin kundërshtarët

Këtë të martë në Zvicër është hedhur shorti i raundit të parë të Champions League, me Egnatian, Ballkanin, Strugën dhe Deçiç që kanë mësuar rivalët.

Të katër skuadrat kampione shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi kanë “peshkuar” rivalë të kalueshëm.

Egnatia do përballet në raundin e parë me FK Borak Banja Luka nga Bosnja Hercegovina. Takimi i parë do të luhet në Bosnjë ndërsa i dyti në Shqipëri. Ballkani do të përballet me UE Santa Koloma nga Andorra. Ndeshja e parë do të luhet në Kosovë ndërsa e dyta në Andorrë.

Çiftet e turit të parë:

ŠK Slovan Bratislava (SVK)-Struga

The Neë Saints FC (ËAL)-Deçiç

FK Borac Banja Luka (BIH)-Egnatia

Hamrun Spartans FC (MLT)-Lincoln Red Imps FC (GIB)

Ballkani-UE Santa Coloma (AND)

SHKARKO APP