Champions League/ Juve kundër Bajern, Romën “e peshkon” Real Madrid
Shorti i 1/8 të finaleve të Uefa Champions League rezervon kundërshtarë të frikshëm për dy ekipet italiane që kanë mbetur në garë.
Juve dhe Roma, përballë ekipeve kundërshtare, konsiderohen me më pak shanse për të avancuar më tej.
Juventus, që vitin e kaluar shkoi deri në finale të këtij kompeticioni, do të përballet me Bajern Mynih, një ndër ekipet favorite të këtij sezoni për të shkuar në finale . Ndeshja e parë do të luhet në Torino.
Roma do të ndeshet me Real Madrid.
Barcelona, kampionia në fuqi e këtij kompeticioni do të luajë përballë Arsenalit me avantazhin që ndeshjen e dytë do ta luajë në “Kamp Nou”
Shorti i Champions:
Gent- Volfsburg
Roma- Real Madrid
PSG- Çelsi
Arsenal- Barcelona
Juventus- Bajern Mynih
PSV- Atletiko Madrid
Benfika- Zenit
Dinamo Kiev- Manchester City
KOHA JONË SONDAZH

