Champions League, Juves i mjafton sot barazimi, Liverpulit i duhet fitorja

, pasi Atletiko, nën-kampione e Europës në fuqi, e ka siguruar më herët kualifikimin. Juventus kualiifkohet edhe në rast humbje, me kusht që të mos fitojë ekipi grek i Olimpiakosit, në fushën e tij. Olimpiakos dhe Malmo luajnë për vend të tretë, që do të thotë se suedezët kanë vetëm një shans për Europa League, nëse fitojnë në Greqi, me shifra të thella. Atletiko ka 12 pikë, Juve 9, Olimpikaos, 6 e Malmo 3 pikë. Në Grupin B kualifikimi mbetet i hapur. Reali ka kaluar më tej, ndërsa Liverpulit i duhet të fitojë patjetër sot ndaj Bazel dhe madrilenët të ndalin qoftë edhe me në një barazim ekipin bullgar të Ludogorets. Nëse Liverpuli barazon me Bazelin, ku aktivizohet Gashi, kalojnë më tej zviceranët. Gjithçka mbetet e hapur në Grupin C. Leverkusen, Monako e Zenit ndahen me nga një pikë, sipas radhës në krye të klasifikimit. Benfika nëse fiton ndaj Leverkusen nuk ka shanse kualifikimi, ndaj gjermanët me çdo rezultat presin kualifimimin, si ekip i vendit të parë ose të dytë. Ndeshja mes Monakos e Zenit do të vendosë ekipin tjetër kualifikues, por francezët do të mjaftohen edhe me një barazim.  Në Grupin D, Borusia e Dortmundit dhe Arsenali kanë siguruar kualifikimin dhe luajnë sa për statisktikë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?